Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Shtator 2020, 13:01

Thomas Strakosha bën publike lidhjen, kush është vajza që i ka vjedhur zemrën futbollistit

Thomas Strakosha ka bërë publike lidhjen e tij me modelen Esther Adjoa Asiedu. Futbollisti duket më i dashuruar se kurrë dhe kjo shihet nga fotot që çifti nuk ngurron t'i postojë në rrjete sociale.

Së fundmi portieri ka publikuar një foto krah modeles duke treguar se zemra e tij tashmë është “e kyçur”. Në imazhin në fjalë, çifti kanë dalë për darkë në një restorant dhe modelja puth në faqe Strakoshën.

“Zemra ime është e kyçur”, shkruan Strakosha krahas fotos.

Dedikimet nuk mungojnë as nga ana e modeles, e cila në një prej fotove shkruan: "Gjithçka dua".

Edhe pse ishte munduar prej kohësh ta mbante të fshehtë lidhjen e dashurisë, më në fund Thomas Strakosha vendosi të zbulojë parneren e tij, e cila duhet thënë është super yll.