Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Shtator 2020, 11:11

Para, bixhoz, diamante/ Kida bëhet 'vajzë e keqe' në klipin e ri dhe kënga po bën namin

Kida i ka surprizuar të gjithë fansat duke publikuar në mesnatë këngën e saj më të re "Edhe sa", projekt të cilin e kishte njoftuar prej disa ditësh e që po pritej me padurim.

Në klip Kida ka ardhur komplet ndryshe, si një "vajzë e keqe", kryetare e "bandës" së disa vajzave super seksi.

Kënga është shumë ritmike dhe protagoniste në klip janë Kejvina Kthella, Megi Pojani dhe Arta Elezaj. 

Melodia e këngës është punuar nga Mixey dhe Apollo ndërsa teksti nga Mozzik.