Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Shtator 2020, 11:11

E veshur superseksi, Keisi hedh pas krahëve lidhjen me Stresin dhe del në takim romantik

Prej kohësh Keisin dhe Stresin nuk i shohim më bashkë pasi reperi po qëndron në Shqipëri e po angazhohet me projekte muzikore ndërsa Keisi vazhdon jetën e saj në Kanada. Dyshja ka preferuar të mos prononcohen sesi po vazhdon marrëdhënia e tyre megjithatë postimet ku mbështesin njëri-tjetrin publikisht për projektet e reja, nuk kanë munguar.

Së fundmi një postim i Keisit i ka habitur të gjithë. Bukuroshja brune ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur super seksi me të bardha, teksa pozon në makinë dhe shkruan se po del në një takim romantik.

"Takimet (romantike) që bëhen gjatë ditës janë më të mirat", shkruan Kejsi duke ngjallur sërish dyshime për një ndarje të mundshme nga Stresi.