Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Shtator 2020, 09:09

Pamjet nga surpriza në mesnatë/ Luana feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi moderatorja

Moderatorja dhe këngëtarja shumë e dashur për publikun, Luana Vjollca feston sot ditëlindjen. Mesnata e ka gjetur Luanën me një surprizë të mrekullueshme.

Ka qenë vetë moderatorja që ka publikuar foto ku shfaqet në tarracën e shtëpisë me tollumbaca në dorë, rrethuar nga buqeta të mëdha lulesh, shampanjë dhe një tortë.

"29 vjetori festohet me pizhama e pa grim", shkruan Luana ndërsa e pranishme në këtë surprizë ka qenë edhe motra e saj, Marina, e cila gjithashtu ka publikuar disa pamje.

"Gezuar ditelindjen jete! Zoti te bekofte! Nuk e imagjinoj dot jeten pa ty! Te dua pafund", ishte urimi i Marinës për të motrën.