Nga Shqipëria / E Martë 1 Shtator 2020, 22:10

Pësoi atak në zemër, ndahet nga jeta aktori turk i serialit 'Lugina e Ujqërve'

Aktori turk, i cili ka luajtur në seriale shumë të ndjekur nga shqiptarët, një prej tyre, “Lugina e Ujqërve”, Haldun Boysan ka ndërruar jetë.

Mediat turke bëjnë të ditur se aktori vdiq nga një sulm në zemër në NevÅ?ehir, ku ndodhej për xhirimet e serialit të ri “Maria dhe Mustafa”.

Ai u dërgua në spital nga një ambulancë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk mundi dot të mbijetonte.

Aktori i famshëm Haldun Boysan, i cili u quajt Tombalacı në Luginën e Ujqërve, mori pjesë në shumë seri televizive dhe projekte filmike gjatë gjithë karrierës së tij.