Enca vazhdon të jetë në vëmendje të mediave dhe shumë e komentuar për jetën e saj private, edhe pse këtë pjesë është munduar ta mbajë sa më larg syrit të publikut. Megjithatë me postimet e fundit në Instastory, Enca ka lënë të kuptohet se është beqare dhe po kërkon të dashur.

Kushti i vetëm që ka këngëtarja është që i dashuri i saj të dijë të bëjë foto të bukura.

Këngëtarja teksa po shijon pushimet e ka filmuar një çift ku partneri është futur në pishinë për t'i bërë foto të dashurës, e cila ka hipur mbi një komardare flamingo ngjyrë rozë.

“Ja përse duhet një i dashur”, shkruan Enca krahas videos dhe më pas pyet fansat se kush do të bëhet i dashuri i saj sa për një seancë fotosh.




