Nga Shqipëria / E Martë 1 Shtator 2020, 18:06

Këngëtari i njohur bëhet baba për herë të parë: Jam në qiellin e shtatë

Këngëtari i njohur, Ed Sheeran është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Cherry Seaborn ka sjellë në jetë një vajzë dhe ka qenë këngëtari, ai i cili ka ndarë me fansat lajmin e bukur përmes një postimi në Instagram.

Ed publikoi një foto të çorapeve të vajzës së tij të vendosura në një batanije të thurur dhe zbuloi edhe emrin e saj të veçantë.

“Një mesazh i shpejtë nga unë, pasi kam disa lajme personale që doja t’i ndaja me ju. Javën e kaluar, me ndihmën e një ekipi të mrekullueshëm të lindjes, Cherry lindi vajzën tonë të bukur dhe të shëndetshme: Lyra Antarctica Seaborn Sheeran. Ne jemi plotësisht të dashuruar me të. Nëna dhe foshnja janë shumë mirë dhe ne jemi në qiellin e shtatë. Shpresojmë që në këtë kohë të mund ta respektoni privatësinë tonë. Shumë dashuri dhe do të shihemi kur të vijë koha që të kthehem sërish”, shkruan këngëtari.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ed Sheeran (@teddysphotos) on