Ministria e Shëndetësisë njofton se fatkeqësisht 6 qytetarë kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit.
“Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 63 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçare dhe një 70 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Librazhdi, një 72 vjeçar nga Kukësi dhe një 88 vjeçar nga Dibra. I shprehim ngushëllimet familjarëve”.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 812 testime dhe janë konfirmuar 93 raste të reja pozitive.
