Nga Shqipëria / E Martë 1 Shtator 2020, 16:04

E fundit/ 93 raste të reja në vendin tonë, shënohet rekord të shëruarish

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 812 testime dhe janë konfirmuar 93 raste të reja pozitive. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 42 raste në Tiranë, 7 në Fier, 6 në Lushnje, 5 në Malsi e Madhe, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Korçë, Mirditë, 3 raste në Kavajë, nga 2 raste në Elbasan, Has, Vlorë, Librazhd, Gjirokastër, nga 1 rast në Devoll, Kamëz, Mat, Përmet. 

Sot është shënuar një numër rekord të shëruarish. 227 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e të shëruarve në 5441 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 41 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.