Besi dhe Xhensila, çifti shumë i dashur për publikun festojnë sot 3-vjetorin e martesës së tyre. Në këtë ditë të veçantë Xhensila publikoi një kolazh fotosh nga dita e tyre më e bukur dhe në krah vendosi datën e tyre të martesës, shoqëruar me fjalët: "3 vite gëzim dhe dashuri".

Ndërkohë Besi publikoi një foto epike nga albumi i martesës, ku shfaqet duke puthur një statujë ndërsa Xhensila ka mbetur e habitur.

"Urime 3 vjetorin e martesës o jet", shkruan Besi ndërsa në komente ka rënë në sy Xhensila, e cila i shkruan: "Paske pi çik o jet".

Një vit pas martesës, Besi dhe Xhensila u bekuan me një vajzë, të cilës i kanë vendosur emrin e veçantë Ajka.








