Kryeministri Rama ka zhvilluar sot një takim virtual me drejtuesit e Drejtorive Rajonale dhe arsimore vendore, ku ka kërkuar respektimin me rigorozitet të masave anti-covid. Mësimi do të nisë në datën 14 Shtator dhe do të zhvillohet me turne sipas numrit të nxënësve në shkolla të ndryshme.
Kryeministri bëri të ditur se janë 1997 shkolla ku mësimi do të zhvillohet me 1 turn.
Në 497 shkolla të tjera do të kryhet mësimi me 2 nënturne, dhe në 183 shkolla me 3 nënturne.
Orët mësimore nuk do të jenë më 45 minuta, por 30-minutëshe.
“Funksionimi i shkollës do të jetë ndryshe nga vitet e tjera dhe do të funksinojnë deri në 3 turne. 1997 shkolla kanë 1 turn, 472 me 2 nënturne, 183 shkolla kanë 3 nënturne. Në shkollat me numër të madh nxënësish, mësimi do zhvillohet me turne dhe orë 30 minutëshe, ku në klasa duhen respektuar rregullat dhe nuk duhet të ketë në asnjë rast më shumë se 20 nxënës. Në shkollat me mësim të kombinuar, javën e parë mësimi do zhvillohet në mjediset e shkollës, javën e dytë online. Dhe nxënësit do të vlerësohen vetëm për mësimin në shkollë”, tha Rama.
