Nga Shqipëria / E Martë 1 Shtator 2020, 12:12

Bella Hadid vishet nga stilistja shqiptare në MTV Music Awards dhe ka dy fjalë për të

Modelja e famshme a Bella Hadid ishte një nga personazhet e njohur që tërhoqi vëmendjen në "MTV Video Music Awards". Bella u shfaq e veshur me pantallona dhe një bluzë të tejdukshme.

Veshja e modeles është realizuar nga dizejnatorja shqiptare Nensi Dojaka. Bella e ka falenderuar Nensin publikisht përmes një postimi në Instagram ku e cilëson si një stiliste jashtëmase të talentuar. 

“E veshur nga një dizajnere e re, jashtëmase e talentuar Nensi Dojaka", shkruan Bella.

Ndërsa Nensi shkruan: "Bella Hadid mi bëri ëndrrat realitet. Tejet mirënjohëse".

Nensi Dojaka ka mbaruar studimet në Kolegjin e Modës në Londër dhe sapo është diplomuar në Central Saint Martins, pjesë e Universitetit të Arteve në Londër.