Teksa koronavirusi vazhdon të bëjë kërdinë në shumë shtete, Suedia nuk ka raportuar asnjë viktimë prej një jave.
Sipas të dhënave të Agjencisë Suedeze të Shëndetit Publik, të përditësuara për herë të fundit të hënën, rasti i fundit me fatalitet u regjistrua në 23 gusht.
Në 24 orët e fundit, në Suedi u regjistruan 43 raste të reja me COVID-19, ndërsa numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë është 5808.
Suedia është një nga shtetet që vendosi shumë pak masa kundër Covidit duke mos aplikuar si rregull as karantinën.
