Një lajm i trishtë për futbollin shqiptar. Sot është ndarë nga jeta ish-lojtari dhe ish-trajneri Enver Rada, i njohur ndryshe me nofkën “Coci”.
86-vjeçari mbylli sytë përgjithmonë teksa shkaqet nuk bëhen ende të ditura.

Kush është Enver Rada? Të gjithë futbolldashësit shqiptarë nuk mund të harrojnë specialitetin e tij nga goditjet e këndit. Ish-lojtar i shquar i skuadrës së Tiranës në vitet 50’60’, ndërsa më vonë trajner i bardhebluve.
Burimi: newsport.al
