Pak muaj më parë u zbulua lidhja e Dj Sardit, me një vajzë të panjohur për publikun. Që nga ai moment, Sardi nuk i ka kursyer fotot pranë saj në rrjete sociale.

Dyshja ndodhen së bashku në Itali, ku po kalojnë pushimet. Vetëm së fundmi, Dj ka publikuar në profilin e tij të Instagramit foton më të ëmbël krah të dashurës.

Në foton në fjalë, Sardi dhe partnerja janë shtrirë buzë detit, gjatë perëndimit të diellit.






