Është rritur sërish numri i rasteve të reja me Covid-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë orëve të fundit janë kryer 327 testime dhe prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 71 persona me Covid-19, kryesisht raste të reja dhe kontakte të rasteve të mëparshme.
Përkatësisht 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz dhe nga 1 rast në Mirditë, Lezhë dhe Kukës.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 8 qytetarë duke çuar në total numrin e të shëruarve në 1134.
Gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një pacient 72-vjeçar nga Tirana.
Aktualisht në spitalin Infektiv janë 78 pacientë të shtruar, 10 prej tyre në terapi intensive, 1 i intubuar.
Në vendin tonë janë 784 persona aktiv me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.
