Aktori dhe regjisori Drilon Hoxha ishte së fundmi i ftuar në emisionin "Pop Culture". Gjatë intervistës, moderatorja Kilda Hysenbregasi i tha se kishte dëgjuar që ai nuk i paguan njerëzit në filmat e tij, përkundrazi iu merr para.

"Njerëzit thonë që ti në filmat e tu, për të dhënë një rol, iu merr lekë aktorëve. Domethënë ti nuk i paguan aktorët por iu merr lekë atyre. Si është kjo punë?", iu drejtua Kilda. Një pyetje e tillë e nervozoi regjisorin, i cili kërkoi që të fikeshin kamerat.

"Ç'është kjo pyetje që bën? Fike kamerën. Ne nuk e lamë këshu. Ti je dhe gazetare nuk e di si të mbajnë të topit në punë, hiqe fare. Të thashë në fillim mos më ngacmo”, u shpreh Driloni.

Ai u ngrit që të largohej por moderatorja e ndoqi për të përfundur intervistën. Kështu, gjatë debatit ajo ra në pishinë.

Pasi situata u qetësua, dyshja e morën me të qeshura dhe regjisori u përgjigj. "Janë miqtë e mi që më kanë ndihmuar, jo që kam kërkuar unë. U sqaruam?", tha si përfundim Driloni.





