Diten e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi rihapjen e transportit publik, mirëpo shoqatat e Transportit Ndërqytetas dhe Urban kanë paralajmëruar protesta deri në plotësim të kërkesave të tyre.
Ata refuzojnë të rihapen pa u ndryshuar protokolli i sigurisë dhe pa u plotësuar kërkesat që ata kanë.
Eneo Sulejmani, kreu i shoqatës së transportit shprehet se MSH ka hequr masat kufizuese ndërsa protokolli vijon të jetë në fuqi, duke shtuar se janë në pritje të një vendimi nga MIE.
“Është e pamundur që të filloj transporti pasi nuk respektohet protokolli”, u shpreh Sulejmani.
Burimi: abcnews.al
