Nga Shqipëria / E Martë 23 Qershor 2020, 15:03

'Ma përplasi kokën në tokë', 12-vjeçari shqiptar dhunohet nga babai grek i shokut të klasës

Një 12-vjeçar shqiptar është dhunuar nga shoku i klasës dhe babai i këtij të fundit. Ngjarja ka ndodhur në Peristeri, Greqi. Nxënësi shqiptar ka treguar se kishte pasur edhe zënka të tjera me shokun e klasës. Për ngjarjen e fundit, ai tregon se bashkëmoshatari e kishte ofenduar dhe mallkuar për vendin e tij.

“Unë po ecja me biçikletë, pastaj erdhi shoku i klasës dhe filloi të më ofendonte e mallkonte për vendin tim, dhe unë bëra të njëjtën gjë. Ai më goditi më pas dhe pastaj erdhi dhe babi i tij dhe më goditi. Më kapi nga flokët dhe ma përplasi kokën në tokë”, ka treguar ai.

Pas sulmit i mituri shqiptar u dërgua në Spitalin e Fëmijëve. Prindërit e tij shrpehen për mediat greke se po mendojnë që të ndërrojnë shkollën e djalit të tyre dhe do t’i drejtohen edhe gjykatës për problemin në fjalë.