Moderatorja bukuroshe, Fjoralba Ponari tregohet shumë e afërt me ndjekësit e saj në Instagram. Së fundmi, ajo iu ka kërkuar të ndajnë me të historitë e tyre të dashurisë.

Fjoralba ka publikuar mesazhet e ndjekësve në Instastory (gjithmonë në mënyrë anonime). Një prej historive i ka bërë shumë përshtypje, pasi i ka kujtuar kohën kur ishte në gjimnaz.

"Përplasje te dera e gjimnazit, si padashje", i ka shkruar një ndër ndjekësit. Moderatorja ka treguar se kishte fiksim një djalë në shkollën e saj, të cilit i zinte derën dhe i gjuante "padashje" me sup.

“Oii, ç’më kujtove me këtë! Unë e kam pasur në orën e frengjishtes që shkëmbeheshin klasat këtë skenën. E shihja nga larg, i zija derën dhe “padashje” e gjuaja me sup. Fiksim i dhunshëm", ka shkruar Fjoralba.





