Vazhdon të rritet numri i rasteve të reja në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë orëve të fundit janë kryer 344 testime dhe prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 78 persona me Covid-19.
Numrin më të lartë të të prekurve ditor e ka Shkodra me 14 raste. Ndërkohë 13 raste janë konfirmuar në Krujë, 12 në Tiranë, 9 në Pukë, 6 në Delvinë, nga 4 raste në Gjirokastër, Vlorë, Kukës, nga 2 raste në Kamëz, Durrës, Fier dhe nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Pogradec.
Aktualisht në spitalin Infektiv janë 76 pacientë të shtruar, 14 prej tyre në terapi intensive, 2 të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 33 qytetarë duke çuar në total numrin e të shëruarve në 1250.
Në vendin tonë janë 894 persona aktiv me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.
