Nga Shqipëria / E Hënë 31 Gusht 2020, 21:09

‘Kam parë vdekjen me sy’, Stresi hap zemrën

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Stresi ka hapur zemrën me ndjekësit. Ai shprehet se nuk mjafton të qenurit i mirë për të mposhtur ligësinë.

Reperi shkruan se rruga e tij ka qenë shumë e vështirë, aq sa ka parë vdekjen me sy. Megjithatë ai kurrë nuk e ka humbur luftën, por është bërë më i fortë.

"Ndonjehere Nuk mjafton te jesh vec i mire per te mundur ligesine! Gjithesesi e keqja te lodh por une ja kam dale ta mund ate perhere! Kam krijuar nje lloj muri ndaj komenteve negative, keqdashjeve, pabesive Etj ! Kam pare vdekjen me sy e jam gjalle, jam burgosur aty kam gjetur miq e armiqt i kam kthyer ne miq te mire, kam humbur beteja por asnjehere luften kam humbur njerez te shpirtit, jam rrezuar e ngritur gjithenje me i forte...! Te gjitha keto kane bere qe Zemra ime te rrahe me fort e te pulsoje Vec dashni per ju qe me doni e suportoni perhere njesoj! Per te tjeret e dine vete, kam vec keqardhje per ju! Zoti u dashte e u falte", ka shkruar Stresi.