Për vetëm gjashtë ditë (kur ishin 9 milion të infektuar) janë shtuar mbi 1 milion persona të prekur nga Koronavirusi në botë. Numri i përgjithshëm ka shkuar së fundmi në 10 milion, saktësisht 10,090,456.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin me te lartë të të infektuarve, me 2.596.770, ndjekur më pas nga Brazili (1.315.941), Rusia (627.646), India (529.889).
Po ashtu është rritur ndjeshëm dhe numri i viktimave. Që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 501.480 jetë të humbura. Mbi 100 mijë viktima janë shënuar vetëm në SHBA, me 128.152. Brazili ka 57.103 viktima, Mbretëria e Bashkuar (43.514).
