Nga Shqipëria / E Diel 28 Qershor 2020, 09:09

Rëndohet bilanci/ Mbi 10 milion të infektuar dhe 500 mijë viktima nga Koronavirusi në botë

Për vetëm gjashtë ditë (kur ishin 9 milion të infektuar) janë shtuar mbi 1 milion persona të prekur nga Koronavirusi në botë. Numri i përgjithshëm ka shkuar së fundmi në 10 milion, saktësisht 10,090,456.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin me te lartë të të infektuarve, me 2.596.770, ndjekur më pas nga Brazili (1.315.941), Rusia (627.646), India (529.889).

Po ashtu është rritur ndjeshëm dhe numri i viktimave. Që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 501.480 jetë të humbura. Mbi 100 mijë viktima janë shënuar vetëm në SHBA, me 128.152. Brazili ka 57.103 viktima, Mbretëria e Bashkuar (43.514).