Nga Shqipëria / E Hënë 29 Qershor 2020, 13:01

U infektua me Covid-19, shërohet Florjan Binaj

Aktori i njohur i humorit Florjan Binaj ditë më parë deklaroi se ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Aktori tregoi se gjendja e tij shëndetësore ishte e mirë dhe nuk kishte asnjë simptomë.

Për disa ditë Flori u karantinua në shtëpi dhe sot ka treguar se nuk është më i infektuar.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram ku shkruan se Covidi e la.

“Më në fund Covidi më la. Falenderoj të gjithë ata miq e mikesha që më qëndruan pranë (nga larg) në këto ditë izolimi”, shkruan Binaj.