Pak minuta më parë, mjeku Bernard Progni njoftoi se hematologu në QSUT, Arjan Pushi kishte ndërruar jetë nga Koronavirusi.

“U dorëzua një mjeshtër i punës që ndër vite dha një kontribut madho në shërbimin e hematologjisë në vendin tonë dhe mbarë trevat tona ku ka shqiptarë. Dhe edukoi profesionalisht breza mjekësh ndër vite në vendin tonë! Shpirti i tij u prehtë në paqe! Dhe ngushëllime familjarëve", shkruante ai.

Mirëpo Ministria e Shëndetësisë ka reaguar së fundmi, duke sqaruar se Pushi është gjallë. “Një sqarim lidhur nga pyetjet e shumta. Referuar sherbimit infektiv, lajmi i përhapur në disa media për mjekun është i pavërtetë”, ka njoftuar Ministria.

Mjeku Arjan Pushi u intubua ditën e sotme, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Ai nuk vuan nga sëmundje bashkëshoqëruese
