Gazetarja e Top Channel Sidorela Gjoni ishte e ftuar së funmdi në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku teksa po fliste për eksperiencat në ekran dhe sa ndikim ka paraqitja fizike në të, Sidorela zbuloi një episod që i ka ndodhur me një shitëse në furrën e bukës.
Sidorela tregoi se kur shkoi në një dyqan buke shitësja e pyeti nëse është ajo gazetarja që raporton për covidin dhe kur ajo e pohoi, shitësja i ka thënë dukesh më e bukur në ekran sesa live.
“Kisha dalë dhe ime më thotë që duhet të blesh bukë kur të vish në shtëpi. Hy në dyqan dhe i them shitëses një bukë dhe më thotë ti je ajo e covidit, po i them, aha aty dukesh më e bukur”, tregoi Sidorela.

