Nga Shqipëria / E Hënë 31 Gusht 2020, 20:08

‘Bëhesh gruaja ime?’, Rudina Dembacaj e lë ndjekësin me gisht në gojë

Moderatorja dhe aktorja e njohur, Rudina Dembacaj ka publikuar në rrjete sociale një foto nga xhirimet e emisionit “Dy botë”, që do të vijë së shpejti në RTV Ora.

Rudina ka marrë komente të ndryshme nga ndjekësit, njëri prej të cilëve “e ka kërkuar për grua”. “Quhem Festim, bëhesh gruaja ime ti?”, i shkruan ai.

Ndërkohë moderatorja nuk ia ka përtuar një përgjigje epike. “Faleminderit, akoma nuk kam planifikuar një burrë të katërt”, ka replikuar ajo.