Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 269 testime dhe prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 45 persona me Covid-19, një numër i ulët ky krahasuar me ditët e fundit.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 21 në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, nga 3 raste në Delvin dhe Kurbin, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë dhe Sarandë.
Aktualisht në spitalin Infektiv janë 71 pacientë të shtruar, 10 prej tyre në terapi intensive, 2 të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 57 qytetarë duke çuar në total numrin e të shëruarve në 1516.
Në vendin tonë janë 999 persona aktiv me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.
