Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Korrik 2020, 12:12

Situata tek Infektivi/ Shefja e epidemiologjisë: Gjendja e të shtruarve është e rëndë

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini e ftuar në "Real Story", tregoi se gjendja e pacientëve të shtruar dhe të intubuar nga koronavirusi në spitalin Infektiv është e rëndë. 

“Gjendja e të shtruarve është e rèndë, ata që janë në intubim janë të gjithë në gjendje të rëndë. E theksoj që transmetimi është në të njëjtat nivele. Agresivitieti është më i madh. Virusi i përshtatet ambientit, gjen terren për tu fuqizuar. Sa më shumë persona të jenë të ínfektuar në një ambient të caktuar aq më e lartë është virulenca”, tha Tomini.

Aktualisht në spitalin Infektiv janë 71 pacientë të shtruar, 10 prej tyre në terapi intensive, 2 të intubuar.