Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Korrik 2020, 13:01

Koronavirusi i merr jetën punonjësit shqiptar të televizionit

Koronavirusi i ka marrë jetën një kameramani shqiptar, i cili punonte në televizionin shtetëror në Maqedoninë e veriut.

Sipas mediave në Maqedoni, 51-vjeçari Shenoll Ahmeti ishte i punësuar në RTMV. Ai ishte diagnostikuar me koronavirus, ndërsa një javë më parë ishte i hospitalizuar.

Gjendja e tij ditët e fundit ishte përkeqësuar. Ahmeti sipas kolegëve të tij nuk kishte probleme shëndetësore.

Burimi: abcnews.al