Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Korrik 2020, 16:04

Leku letër: Tolga harxhon shumën marramendëse për t'i blerë Almedës makinën luksoze

Moderatorja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të dashur për publikun. Ato janë bashkë prej më shumë se 5 vitesh dhe prindër të një djali të quajtur Efehan.

Së fundmi, mediat turke kanë raportuar se Tolga i ka bërë një dhuratë super luksoze të shoqes. Ai ka blerë për të një makinë shumë të kushtueshme, me vlerë prej 1 milion e 700 lira turke.

Targat e makinës mbajnë tre shkronjat e para të familjes së tyre: Efehan, Tolgahan dhe Almeda. Po ashtu aktori ka blerë dhe një makinë për vete.