Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Brazil teksa korrespondentja e televizionit CNN, Bruna Macedo po raportonte live. Gazetarja është grabitur, është kërcënuar me thikë dhe gjithçka ndodhi në transmetim të drejtpërdrejtë.

Nga video e regjistruar shihet grabitësi, i cili iu afrua dhe gazetarja në fillim mendoi se ishte dikush që donte të fliste, ndaj e përshëndeti. Por ai nxori thikën dhe filloi ta kërcënonte, duke i kërkuar celularët.

Gazetarja ia dha të dy telefonat që kishte me vete dhe fatmirësisht nuk u lëndua. Ngjarjen e panë miliona teleshikues që po ndiqnin CNN ato çaste.
