Nga Shqipëria / E Hënë 31 Gusht 2020, 19:07

Fero zbulon artisten e tij të preferuar shqiptare dhe nuk e prisnim

Reperi i njohur Fero ndodhet me pushime në Greqi, së bashku me partneren e tij të zemrës, Arbenitën. Dyshja nuk i kanë kursyer fotot në rrjete sociale dhe së fundmi, me anë të një postimi Fero ka bërë një zbulim mjaft interesant.

Ai është shfaqur duke dëgjuar një ndër këngët e Melindës dhe ka zbuluar se ajo është artistja e tij e preferuar shqiptare.

“Ajo është akoma artistja ime e preferuar”, ka shkruar Fero krahas videos. Kujtojmë se gjatë kohës së tij në OTR, reperi përkrahte Rinën si repere.