Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Korrik 2020, 10:10

Ëndrra e çdo vjehrre: Stresi surprizon mamanë e Keisit publikisht

Së fundmi mes çiftit Keisi dhe Stresi është përfolur për një ndarje të mundshme. Shkak janë bërë deklaratat e tyre në rrjete sociale, mes të cilave flitej edhe për tradhëti.

Mirëpo me postimet e fundit dyshja kanë lënë të kuptohet se janë sërish bashkë dhe i kanë kapërcyer sfidat e martesës së tyre.

Madje Stresi ka surprizuar sot me një urim publik mamanë e Keisit duke e quajtur vjehrrën më të mirë.

Ndërkohë edhe Keisi dy ditë më parë në një video live u shfaq duke dëgjuar këngën e Stresit në makinë e duke lënë të kuptohet se janë pajtuar.