Një nga çiftet më të komentuar të showbizit, sidomos për diferencën e tyre në moshë, Scott Disick, 36 vjeç dhe Sofia Richie, 21 vjeç konfirmuan ndajen në muajin maj.

Ishte Sofia, vajza e Lionel Richie-t, ajo që kërkoi ndarjen për shkak se Scott kohët e fundit ka patur probleme me gjendjen emocionale dhe madje ishte shtruar në qendër rehabilitimi.

Pavarësisht ndarjes, dyshja vazhduan të komunikonin me njëri-tjetrin dhe sot mediat e huaja raportojnë se ata janë rikthyer së bashku.

Çifti është fotografuar në plazhin e Malibusë dhe burime pranë tyre thanë se ata dukeshin të lumtur krah njëri-tjetrit.



