Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka bërë një gafë të madhe gjatë seancës së sotme parlamentare.
Ajo u shpreh se autostrada Milot-Fier do të kushtojë 0.075 euro për kilometër ose ndryshe 7.5 euro për kilometër.
“Kjo është një gjë që populli shqiptar duhet ta fusin në mendje. 12 vite e keni pasur Ministrinë e Transportit ju të dashur zëdhënës të qametit. Edi Rama e ka pasur Ministrinë e Transportit vetëm 3 vite, dhe nuk janë bërë akoma, në shtator bëhen.
Kjo autostradë do të kushtojë 0.075 euro për kilometër, ose ndryshe 7.5 euro për kilometër, asnjë lek më shumë. Autostradat me pagesë janë autostrada evropiane, janë autostradat e shpejtësisë.
Por e di çfarë do bëjmë tjetër ndryshe nga ju përveç këtyre rrugëve evropiane?! Ne do bëjmë rrugë dytësore të detyruara, është detyrim i çdo garuesi që të ofertojë për rrugët dytësore, që do ti bëjë në këtë koston e përgjithshme”, tha ministrja.
Burimi: "Abc News"
