Nga Shqipëria / E Premte 10 Korrik 2020, 10:10

E fundit/ Situatë alarmante, 90 raste të reja sot, 36 vetëm në këtë qytet

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 401 testime dhe prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 90 persona me Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 36 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, nga 8 raste në Kukës, Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Elbasan, 2 në Lushnje, nga 1 rast në Lezhë, Kamëz, Dibër.

Situata në Spitalin Infektiv paraqitet serioze. Aktualisht janë 81 pacientë të shtruar. 11 prej tyre janë në terapi intensive, ku 5 janë futur në frymëmarrje të drejtuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1875 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1318 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.