Nga Shqipëria / E Hënë 31 Gusht 2020, 19:07

Uau: Elvana Gjata dhe artisti i njohur ndërkombëtar bëhen bashkë

Disa foto të publikuara në Instagramin e Elvana Gjatës, i kanë bërë të gjithë të mendojnë se këngëtarja po rikthehet me një projekt të ri muzikor. Këtë sezon veror ajo nuk ka qenë aktive në muzikë, prandaj dhe fansat mezi po presin një hit që mban emrin e saj.

Në fotot në fjalë, Elvana shfaqet e veshur me të bardha, në majë të një shkëmbi. Një tjetër personazh shumë i njohur ka pozuar në të njëjtin vend, duke lënë të kuptohet që kënga e re e Elvanës do të jetë bashkëpunim.

Bëhet fjalë për një ndër DJ më të mirë ndërkombëtarë, Mahmut Orhan. Këngëtarja ka pëlqyer fotot e artistit duke shtuar akoma më shumë dyshimet se kanë bashkuar fuqitë për një projekt muzikor.