Një 21-vjeçare nga Podujeva ka humbur jetën pak orë pasi ka kryer lindjen me prerje cezariane. Ajo ishte e infektuar me Koronavirus dhe fatkeqësisht nuk i ka mbijetuar dot. Lajmin e ka bërë të ditur infektologu Valbon Krasniqi.
“Mund të konfirmoj se nga shefi i Njësisë Intensive të Mjekësisë Intensive mu konfirmua se ka ndërruar jetë pacientja nga komuna e Podujevës e cila para disa orëve për shkak të gjendjes urgjente është dërguar në spitalin e Gjinekologjisë për tu kryer lindja me anë të prerjes cezariane dhe fatkeqësisht pas kthimit në intensivë nuk i ka mbijetuar infeksionit me Covid-19”, ka njoftuar Krasniqi.
