Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë testuar 420 të dyshuar me Koronavirus dhe janë zbuluar 93 raste të reja.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 62 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Durrës dhe Pukë, 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë dhe nga 1 rast në Krujë, Fier, Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Berat dhe Tepelenë.
Situata në spitalin Infektiv vijon të jetë serioze. Atje janë të shtruar 72 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
