Nga Shqipëria / E Shtunë 11 Korrik 2020, 11:11

Rëndohet bilanci/ 4 pacientë te Infektivi humbin jetën nga Koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 4 viktima nga Koronavirusi në Shqipëri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 89.

Një 68-vjeçar nga Durrësi, një 65-vjeçar nga Tirana, një 63-vjeçar nga Elbasani dhe një 71-vjeçare nga Saranda, të cilit vuanin dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese nuk e kanë fituar dot betejën me Koronavirusin.

Ditën e sotme u raportuan 93 raste të reja me Koronavirus, 62 prej të cilave vetëm në qytetin e Tiranës. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 6 qytetarë.