Pak ditë më parë, aktorja e njohur amerikane Naya Rivera u zhduk gjatë një shëtitjeje me varkë me të birin 4-vjeçar, në liqenin Peru të Kalifornisë. Varka u gjet në anën veriore të liqenit, me djalin në bord por pa Riverën.

Autoritetet nisën menjëherë operacionet e shpëtimit dhe mëngjesin e sotëm u nxorr i pajetë një trup nga liqeni. Fatkeqësisht policia ka konfirmuar se trupi i përkiste aktores 33-vjeçare.

Ajo mendohet të ketë vdekur si pasojë e ndonjë aksidenti teksa notonte në ujë.
Burimi: "Daily Mail"




