Nga Shqipëria / E Hënë 31 Gusht 2020, 18:06

Ç’foto e ëmbël! Alfio, Fatma dhe Noah pozojnë së bashku gjatë perëndimit të diellit

Çifti shumë i dashur për publikun, Fatma dhe Alfio u bënë prindër për herë të parë me datë 18 janar. Në jetë erdhi vogëlushi Noah, i cili iu ka ndryshuar jetën.

Vetëm pak kohë më parë, dyshja zbuluan portretin ëngjëllor të djalit të tyre dhe që nga ai moment nuk i kanë kursyer fotot në rrjete sociale. Ato kanë nisur pushimet e para familjare dhe së fundmi Alfio ka publikuar foton më të ëmbël.

Në foton në fjalë, ai dhe Fatma kanë pozuar me të voglin gjatë perëndimit të diellit. “Perëndimi më i bukur”, ka shkruar Alfio krahas fotos.