Nga Shqipëria / E Enjte 16 Korrik 2020, 12:12

Gigi Hadid tregon për herë të parë barkun e rrumbullakosur dhe flet për shtatzëninë

Modelja e famshme, Gigi Hadid është në pritje të ëmbël dhe po pret plot emocion te behet nene per here te pare nga lidhja me kengetarin Zayn Malik. Së fundmi, përmes një video live në Instagram, Gigi ndau per herë të parë me fansat ndryshimin në pamje si pasojë e shtatzënisë. 

25-vjeçarja foli rreth emocioneve të saj gjatë kësaj periudhe dhe tregoi barkun e rrumbullakosur.

Modelja, e cila gjate kesaj kohe ishte treguar shume diskrete, u shpreh se në botë po ndodhin gjëra edhe më të rëndësishme dhe ajo nuk donte që në rrjetet sociale të postonte për jetën e saj personale, por të sensibilizohej me ngjarjet që po ndodhin.

Gigi u premtoi fansave që në një moment të dytë do ndajë me ta eksperiencën e mrekullueshme.