Nga Shqipëria / E Premte 17 Korrik 2020, 10:10

Shifra të frikshme ne SHBA, mbi 74 mijë të infektuar me Covid gjatë 24 orëve të fundit

Shifra të frikshme infektimesh ditore jane regjistruar ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar më shumë se 74 mijë e 500 raste të reja. Kjo eshte shifra më e lartë e arritur që në fillimin e pandemisë.

Sipas universitetit John Hopkins numri total i të infektuarve në SHBA tashmë ka shkuar në më shumë se 3 milion e 570 mijë raste.

Rreth 1 mijë persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në mbi 138 mijë numrin total të viktimave.

Mediat amerikane shkruajnë se situata është shumë alarmante ku tani janë 30 shtete në SHBA që njohin rritje të numrit të rasteve të reja.