Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 267 të dyshuar dhe janë konfirmuar 81 raste pozitive me Koronavirus.
Shpëndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 50 raste në Tiranë, nga 4 raste në Shkodër, Korçë, Kavajë, nga 3 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kamëz dhe 1 rast në Kurbin.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë. Në dy spitalet Covid ndodhen të shtruar 123 pacientë, 18 prej të cilëve në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.
