Raportohet se Maqedonia e Veriut 24 orët e fundit nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi. Kjo është hera e parë që nga Marsi që ky vend nuk shënon viktima nga COVID-19.
Të hënën u regjistruan 10 viktima ndërsa numri më i madh me 15 viktima u shënua në 2 korrik.
Sa i përket të infektuarve, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga testimi i 1,636 mostrave, 163 kanë rezultuar pozitivë, në Shkup 52 raste, Shtip (33), Kumanovë (21), Gostivar (17) ndërsa në 15 qytete tjera ka numër më të ulët të të infektuarve.
Sipas raportit, deri më tani, nga 88.179 teste të bëra, me COVID-19 janë diagnostikuar 9,412 persona dhe prej tyre 40 janë ende aktiv ndërsa 4,940 janë shëruar.
