Kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Deda është infektuar nga Koronavirusi. Ai është karantinuar në shtëpi prej më shumë se një jave. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Saimir Kola. Me anë të një njoftimi në Facebook, ai i ka uruar shërim të shpejtë nga Covid-19.
"I uroj sherim te shpejte kryetarit te Bashkise Mirdite, Ndrec Deda, i cili prej me shume se nje jave ndodhet i karantinuar ne shtepi per shkak se ka rezultuar pozitiv me COVID-19", ka shkruar ai.
Burime për "Fax Web" kanë bërë me dije se Deda është karantinuar me të shoqen dhe se ai po e kalon Covidin në gjendje të mirë shëndetësore. Fillimisht ka pasur disa simptoma të lehta, të cilat e kanë shtyrë të bëjë tamponin.

