Aneada Lleshi nuk e kishte menduar kurrë se pa mbushur një vit nga momenti kur veshi për herë të parë bluzën e bardhë do të përballjen me një pandemi si kjo. Në një intervistë për abcnews.al Aneada e cila punon si infermiere në spitalin Covid-2 (Shefqet Ndroqi), tregon momentet e vështira në punën e saj.
Ajo tregon ankthin që përjetoi në momentin kur bëri tamponin për shkak se kishte pasur kontakt me një të prekur dhe frikën me të cilën jeton tashmë edhe familja e saj.
"Nuk e di ishte një ndjenjë e papërshkruar në momentin, kur mora vesh që një rast ishte shfaqur në urgjencën e spitalit tonë. Asgjë veçse më rrodhën dy pika lot e me shpirt dhe me mendje isha tek familja ime , kisha ata në mendje gjatë gjithë kohës pa menduar aspak për veten time! Kur kam bërë tamponin për herë të parë pasi kisha pasur kontakt me një person të infektuar, atë natë as unë dhe po ashtu dhe mami s’kemi vënë gjumë në sy.
Në fillim po haja vetëm, flija vetëm çdo gjë e imja ishte e ndarë, u mundova të mos kem asnjë kontakt me ata dhe pa diskutim në çdo moment në shtëpi apo kudo që do më duhej të dilja mbaja maskën!
Dita ime tashmë varet nga puna. Por me atë çfarë shohim atje vështirë të largoj mendjen, lodhemi akoma dhe më shumë, përpos lodhjes aq të madhe fizike por ajo shpirtërore na mundon shume sepse kur kemi raste qe nuk arrijnë ta luftojnë sëmundjen frika dhe lodhja shtohet akoma më shumë dhe mendja vështirë të largohet nga rutina e punës.
– Cili ka qenë momenti me i vështirë i punës në këto tre muaj?
Moment i vështirë të tregohem e sinqerte është në çdo kohë. Unë dhe kolegët e mi çdo moment kemi çaste të vështira sepse vetë situata është e tillë sepse çdo çast duhet të jemi aty pranë pacientit në momentin e parë që na thërrasin sepse frika atyre nuk e mposht dot sëmundjen !
– Çfarë ndjesie është të jesh në shërbim të pacientëve që përveç sëmundjes, përballen edhe me frikën nga vdekja?
Ndjesinë s’di si ta quaj në fakt un mendoj që është më shumë se lumturi kur ata na shohin në sy me shpresën për të jetuar dhe kur ata s’kanë më fuqi. Sado një fjalë e jona dhe një përkëdhelje aty ju duket sikur ne çfarë i kemi falur dhe famlijarizohemi aq shume me ata, dhe ne mundohemi t’i falim sadopak që ju mungon!
Burimi: abcnews.al
